“Saktë 24 orë pas ngjarjes tragjike në Tetovë. Njëzet e katër orë që kur Zoran Zaev nuk ka dalur me detaje dhe sqarime për tragjedinë e tmershme e cila ka mbështjellur në të zezë dhjetëra familje”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Nga kjo parti thonë se Zaev i cili u fotografua në një promovim të një çeshme fshati, sot nuk paraqit për të dhënë sqarime për tmerrin në Tetovë.
“Zaevi dhe Filipçe duhet të japin dorëheqje që të mund të kryhet hetim i pavarur, pa patur mundësi që ata të ndikojnë rreth të njejtës”, thonë nga VMRO-DPMNE. /SHENJA/