Pamje të shtëpisë së djegur ku vdiqën dy fëmijë (VIDEO)

Dy fëmijë kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në Ujz të Gjakovës, njofton Klankosova.tv.

Përpos viktimave që janë të moshës 10 dhe 13, janë lënduar edhe tre anëtarë të familjes, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë.

Më poshtë ju sjellim pamje nga shtëpia ku ndodhi kjo tragjedi.