Zjarri në Ujz të Gjakovës, edhe tre persona të lënduar

Dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeçar kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Përpos viktimave janë edhe tre persona që kanë pësuar lëndime trupore.

Një nga ta ka lëndime më të rënda, i cili është prindi i njërit prej viktimave.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Lumni Graishta, drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Përpos dy viktimave, i kemi edhe tre persona që kanë marrë lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor me të cilin kemi kontaktuar njëri nga ta ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetën. Ky që ka lëndime më të rënda është prindi i njërit nga viktimave”.