Një 35-vjeçar, në mesin e 32 viktimave për 24 orë

199 raste të reja, 556 të shëruar dhe 32 viktima, është bilanci i fundit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Nga 32 viktimat, 13 janë nga Shkupi, ku mes tyre është edhe një 35-vjeçar.

6 viktima janë regjistruar në Tetovë, 3 në Gostivar, 2 në Veles dhe nga një në Prilep, Kavadar, Ohër, Strumicë, Strugë, Sveti Nikollë, Radovish dhe Dellçevë.

30 persona kanë vdekur në kushte spitalore, kurse dy në shtëpi./TV21