Mustafi karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.
Levante ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Shkodran Mustafin.
Futbollisti ka nënshkruarë kontratë dy-vjeçare me ekipin spanjoll të vlefshme deri në qershor të vitit 2023 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mustafi së fundmi ishte pjesë e Schalkes, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve si Everton, Arsenal, Sampdoria dhe Valencia.
Mbrojtësi, tashmë ka përfunduar testet mjekësore dhe sot do ti bashkohet ekipit në stërvitje.