Në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup është formuar paralele e veçantë teknike farmaceutike me mbështetje nga kompania Alkaloid. Në këtë projekt të arsimit dual janë përzgjedhur 23 nxënës nga viti i tretë dhe i katërt, që mësim do të ndjekin në shkollë por edhe në Alkaloid, që do të thotë se ata jo vetëm drejtpërdrejtë do të përfshihen në procesin e fitimit të aftësive dhe diturive, por do të kenë edhe garanci për angazhim profesional pas përfundimit të shkollimit.
“Në periudhë mjaft të shkurtër dhe me të vërtetë me angazhim ekipor arritëm të kemi program mësimor dhe me mbështetjen e institucioneve që është bazë e mirë për këto kuadro të ri të marrin dituri dhe aftësi të nevojshme për industrinë farmaceutike. Falë këtij angazhimi, në projektin i cili fillon nga sot dhe që do zhvillohet gjatë dy viteve të ardhshme dua nxënësit t’i porosis që përkushtimin që do ta marrin nga mentorët e tyre duhet të ju shërbejë si shembull se si me përkushtim mund të arrihet deri në sukses”, tha Nikolla Eftimov – udhëheqës në Alkaloid.