Sllovenia dhe e gjithë Evropa e mbështesin zgjidhjen e sfidave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa presidenca aktuale sllovene është një mundësi e cila duhet të përdoret për gjetjen e zgjidhjes, theksuan kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti slloven Borut Pahor në takimin e sotëm, të mbajtur në margjinat e Forumit strategjik të Bledit.
Pahor, në takim e afirmoi qëndrimin se Sllovenia e mbështet zgjerimin evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pret, me ndërmjetësim dhe mbështetje të presidencës sllovene, të gjindet zgjidhje e pranueshme për procesin e bllokuar të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
“Kryeministri Zaev dhe presidenti Pahor në takim treguan se liderët ekzistojnë për të gjetur zgjidhje dhe se jeta bashkëkohore dhe trendet globale kërkojnë hapa të guximshme dhe të mençur nga liderët politikë të Evropës”, thuhet në kumtesë.
Zaev theksoi se Evropa e pranoi që qytetarët e Maqedonisë së Veriut treguan guxim dhe i pranuan vlerat evropiane dhe se vendi ka bërë gjithçka për të vazhduar në rrugën evropiane përpara.
Kryeministri Zaev e përshëndeti angazhimin e Sllovenisë gjatë presidencës së saj me BE-në për të zbatuar vendime dhe zgjidhje të guximshme në dobi të zgjerimit, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.