Kompania gjermane “Kromberg & Schubert” do të zgjerojë prodhimin në fabrikën e saj në zonën industriale “Zhabeni” të Manastirit, duke planifikuar hapjen e 2.000 vendeve të reja të punës gjatë katër viteve të ardhshme.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se investimi i ri përfshin prodhimin e komponentëve automobilistikë për një model të ri të “Audi”-t, me kapacitet të planifikuar prej mbi 3.000 tufash kabllosh në ditë.
Drejtori i kompanisë, Gjorgji Trenkovski, deklaroi se përparësi do t’u jepet punëtorëve vendas, ndërsa nuk përjashtohet angazhimi i fuqisë punëtore nga jashtë nëse nuk plotësohen të gjitha pozitat.
Sipas Mickoskit, me realizimin e projektit, numri i përgjithshëm i të punësuarve në fabrikë pritet të arrijë në 10.000, ndërsa eksportet e kompanisë vitin e ardhshëm parashikohet të tejkalojnë 400 milionë euro.
Kryeministri theksoi gjithashtu se pagat për kuadrin me kualifikim të lartë në këtë kompani janë mbi 80 për qind më të larta se mesatarja në vend.




