Artisti i njohur shqiptar, Sherif Merdani, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare, teksa ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.
Ai ka qenë edhe i dënuar në kohën e diktaturës, pasi bëri 16 vite burg pas Festivalit të 11-të, së bashku me disa kolegë të tij.
Disa nga këngët e tij:
“Kartolina”
“A do vish sivjet në plazh”
“Duart e tua”
“Se kënduam “Let it be””
“Simfonia e nënës”
“Shokë të pandarë”
“Takim pas vitesh”
“Sot ora shtatë”




