Ali Ahmeti apelon për vaksinim maksimal, ngushëllon familjet e viktimave nga Covid19

epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka apeluar deri tek të gjithë qytetarët për vaksinim maksimal dhe njëherësh ka shprehur ngushëllimet e tija më të sinqerta për familjet e viktimave nga COVID19, informon GAZETA.MK

Ahmeti me këtë rast ka shkruar se ai dhe familja e tij janë vaksinuar që në muajin maj pasi që ajo është mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar COVID19.

Kryetari Ahmeti gjithashtu ka thënë se tashmë për çdo ditë po pranojmë lajme të rënda nga rrethi i ynë më i ngushtë. Sipas tij vetëm gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë, vëllai i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën e tij 33 vjeçare dhe vëllai i mikut tim Nevzat Bejtës gjithashtu.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit në facebook: