Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të udhëhequr edhe për një mandat me këtë komunë.
“Jam i lumtur dhe falënderues që mora besimin unanim të të gjithë kuvendarëve të Aleancës për Shqiptarët në degën e Gostivarit. Vota e tyre është kurajo për mua, dhe jam krenar që jam i zgjedhur prej tyre për të qenë kandidat për Kryetar Komune në Gostivar”, deklaroi Taravari.
Taravari më tej ka shtuar se e presin shumë përgjegjësi, mirëpo vlerësoi se bashkë me të gjithë anëtarët çdo sfidë do të jetë më e lehtë. /SHENJA/