Gao Feng, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, iu përgjigj pyetjeve mbi procesin e konsultimeve ekonomike dhe tregtare kino-amerikane në një konferencë të rregullt shtypi të enjten. Ai tha se ekipet ekonomiko-tregtare kino-amerikane po mbajnë komunikimin normal.
“Në shtatë muajt e parë të këtij viti, tregtia dypalëshe e mallrave midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u rrit me 40 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme. Ndër to, importet e Kinës nga Shtetet e Bashkuara u rritën me 50.4%, dhe eksportet kineze në Shtetet e Bashkuara me 36.9%. Kjo tregon plotësisht se ekonomitë e të dy vendeve janë shumë përplotësuese. Kjo është në interes të dy vendeve dhe dy popujve, ” u shpreh Gao Feng.
Ai gjithashtu theksoi se Kina ka besuar gjithmonë se rritja e tarifave nga ShBA-ja nuk është një gjë e mirë as për Kinën, as për Shtetet e Bashkuara dhe as për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.
Rajon-Botë Shkëmbimet ekonomiko-tregtare kino-amerikane shënojnë rritje gjate vitit 2021