Ministria e Jashtme e Kinës: Gjurmimi i origjinës së virusit kërkon bashkëpunim

Duke folur për raportin që do të publikohet nga agjencitë amerikane të zbulimit për gjurmimin e origjinës së koronavirusit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha  në një konferencë shtypi se në punën e gjurmimit të origjinës kërkohet bashkëpunim, jo persekutim. Qëllimi i gjurmimit është për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve në çdo vend dhe jo për të fajësuar  kundërshtarin.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se do të përfundojë të martën raporti për gjurmimin e origjinës së koronavirusit, por duhen disa ditë të tjera për të formuluar një variant për publikun e gjerë. Për këtë, zëdhënësi kinez tha: “Puna e gjurmimit të origjinës së koronavirusit ka nevojë për shkencën, jo për shërbimet sekrete. Nuk është shkencore që kjo punë të bëhet nga shërbimet informative. 
Wang vuri në dukje se, pas shpërthimit të pandemisë, ShBA-ja e politizoi luftën antipandemike, çka bëri që të jetë vendi me numrin më të madh të infeksioneve dhe të vdekjeve. Tani, për qëllime politike, ShBA-ja bën hetim me anë të agjencive të zbulimit, duke prishur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke u përballur me dyshime e kundërshtime nga bashkësia ndërkombëtare. Zëdhënësi i bëri thirrje ShBA-së që të niset nga shëndeti i qytetarëve të saj dhe i njerëzve në mbarë botën, të ndalojë manipulimet politike dhe ta bëjë punën e gjurmimit në mënyrë shkencore.