Oda turistike-hotelierike e Maqedonisë vlerëson se është e nevojshme të bëhen ndryshime në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja për mbrojtje nga virusi, që hynë në fuqi dy ditë më parë. Sipas kryetarit të Odës turistike-hotelierike e Maqedonisë Martin Angellovski, në vendim është theksuar se caktohet ndales për hyrje në objekte hotelierike për personat që nuk posedojnë çertifikatë për vaksinimin e kryer, ose çertifikatë se e kanë kaluar Covid-19, në 45 ditët e fundit. Mirëpo ato kërkojnë që kjo e fundit të ndryshohet nga 45 ditë në 6 muajt e fundit, për personat që e kanë kaluar virusin.
Martin Angellovski, kryetar i Odës turistike-hotelierike e Maqedonisë
“Vlerësojmë se duhet të krijohen mundësi për hyrje në objekte edhe për personat që kanë kaluar virusin ne 6 muajt e kaluar ose të paraqesin rezultat për test negativ PCR ose test antigjen. Në këtë mënyrë përsëri bëhet kujdes për shëndetin e qytetarëve, por krijohen mundësi shtesë që të mos izolohen personat që nuk janë të vaksinuar, ndërsa kanë fituar imunitet ose me teste e vërtetojnë se nuk janë bartës të virusit”.
Edhe në vendimin që prej më 1 shtatorit në çdo hyrje dhe dalje në shtet të tregohet çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që e kanë kaluar virusin në 45 ditët e fundit, kërkojnë që në vend të 45 ditë të bëhet 6 muaj.
Gjithashtu në po të njejtën masë ku përveçse mund të tregohet test PCR negativ ose mund të caktohen 7 ditë izolim, në këtë pjesë kërkojnë që izolimi të mund të ndërpritet pas realizimit të testit negativ të bërë brenda vendit.
Ana Marija Aleksova, antare e Odës turistike-hotelierike e Maqedonisë
“Kërkojmë që izolimi të mund të ndërpritet pas testit negativ PCR. Kjo don të thotë që qytetarët në pikat kufitare të marrin dokument për vetëizolim, por e njejta të mund të ndërpritet nëse testi i tyre del negativ ose test antigjen. Poashtu është e nevojshme që në zonat ndërkombëtare të ketë mundësi për realizim të testeve për Covid-19. Për zvogëlim të harxhimeve të qytetarëve është mirë që të krijohet mundësia për hyrje në shtet me test negative PCR, i cili mund të blehet na barnatore”.
Përshkak se siç thanë masat e reja nënkuptojnë kufizime serioze të punës së objekteve gastronomike dhe sektorit të turizmit, ata kërkojnë që të planifikohen masa ekonomike për mbështetje financiare./SHENJA/





