Zjarri i Rahoviçit assesi të shuhet.
Kësisoj, tym është parë të dalë edhe sot në malet e këtij fshati.
Shumë afër shtëpive të banueshme, era e rëndë nga zjarri ndihet lehtë, ndërkaq autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë nëntokësor.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në paraqitjen e mëngjesit tha se disa herë është shuar zjarri, po vatrat ndizen sërish. Ndërkaq paralajmëroi se për sot do të intervenojnë edhe 30 pjesëtarë të Njësitit special dhe ekspertë francezë, transmeton TV21.