Sulm në një metro në Tokio, raportohet për 10 persona të plagosur

Të paktën dhjetë persona janë plagosur dje në një metro në Tokio, kur një burrë i paidentifikuar i ka sulmuar udhëtarët me thikë dhe më pas është arratisur.

Njëri nga udhëtarët është lënduar rëndë, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Disa prej të lënduarve janë therur me thikë ndërsa disa janë lënduar gjatë tentimit të arratisen nga sulmuesi.

I dyshuari për sulmin gjatë arratisjes thikën dhe celularin i ka lënë në tren, pohojnë burime të hetimit, njoftuan mediat japoneze.

Ai është dorëzuar në mënyrë vullnetare, duke i zbuluar të punësuarit në një dyqan se çfarë ka bërë, i cili menjëherë ka thirrur policinë.

Sulmuesi, gjithashtu, ka tentuar që të shkaktonte zjarr në vagon, publikoi agjencia e lajmeve Kjodo.

Burri tridhjetë e gjashtëvjeçar ka derdhur vaj luledielli në tren dhe ka tentuar ta ndezë. Më pas, gjatë arrestimit të tij, tek ai është gjetur një shishe me vaj dhe shkrepëse. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai e ka elaboruar planin e tij me dëshirën për të vrarë. Sipas sulmuesit, ai e ka zgjedhur trenin pasi në një hapësirë të mbyllur do të kishte më shumë viktima./MIA