Rita Ora e publikon në YouTube versionin akustik të këngës “You For Me”

Këngëtarja e njohur ka publikuar dje versionin e ri të këngës.

Rita Ora, ndau në rrjete sociale postimin e saj të ri në të cilin tregoi se zbuloi për fansat se tashmë mund ta dëgjojnë këngën në platforma sociale, shkruan lajmi.net.

“ESHTE KETU! versioni akustik tani është i juaji !!! #YouForMe @sigala ️🤩🌴”, shkroi artistja e njohur në përshkrimin e videos.

 

Kujtojmë se, bukuroshja bionde së fundmi është raportuar se ka ndërruar lokacion duke u zhvendosur në Los Angeles.

Ndryshe, Rita Ora   po e vazhdon lidhjen e saj me regjisorin, Taika Waititi.