Babai i Lionel Messit ka hedhur akuza të rënda ndaj Joan Laportas.
Barcelona dhe Lionel Messi kanë ndarë rrugët edhe zyrtarisht dhe argjentinasi do ta vazhdojë karrierën larg “Camp Nou”.
Mirëpo, gjatë ditës së sotme ishte babai i Messit, Jorge i cili ka thumbuar rëndë presidentin e Barcelonës, Joan Laportan.
“Laporta e përdori djalin tim vetëm për t’i fituar zgjedhjet për presidentin e Barcelonës”, tha Jorge për “El Chiringuito”, transmeton lajmi.net.
“Largimi i Messit i konvenon Barcelonës”, deklaroi Jorge Messi.
Messi tani thuhet të jetë një hap larg transferimit tek Paris Saint Germain.



