Ligji i Shtetësisë, miratohet rendi i ditës, pritet të shqyrtohen amendamentet e opozitës

Me 9 vota per dhe asnjë kundër votohet miratimi i rendit të ditës në Komisionin për Çështje Evropiane, ku duhet të shqyrtohet propozim-Ligji për Shtetësi, me flamur evropian, i inicuar nga koalicioni Aleanca për Shqiptaret dhe Alternativa. Para se rendi ditës të miratohej, VMRO-ja opozitare vazhdonte diskutimet maratonike, respektivisht fjalimet procedurale , ku edhe kërkonin që para se të miratohej rendit ditës të shqyrtonin 5 amendamentet e tyre. Ndërkaq kryetari i Komisionit njoftoi se para se të fillohej seanca në Kuvend janë dorëzuar 1000 amendamente, prej të cileve 6 ishin te pavlefshme, ndërsa pjesa tjetër e vlefshme. Pas pauzes pritet fillimi i shqyrtimit të këtyre amendamenteve. /SHENJA/