Sot, 22.07.2021 policia ka ndaluar dy vetura dhe gjatë kontrollit, te N.M.(40) ka gjetur 200 plumba të kalibrit 7,62, kurse në veturën tjetër te personi E.H. (48) ka gjetur 100 plumba të kalibrit 9mm, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Personat janë arrestuar dhe kundër tyre do të shqiptohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 396 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.
Është kontrolluar një vendqitje në Gazi Babë, për të cilin është konstatuar se në mënyrë të paautorizuar ka kryer shitje të municionit.
“Është arrestuar personi përgjegjës I.R.(41) dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 396 të Kodit Penal, kurse vendqitja është mbyllur”.




