Ramos refuzoi ofertat nga Arsenali dhe Manchester City

Sergio Ramos refuzoi ofertat nga Arsenali dhe Manchester City, për të nënshkruar me Paris Saint-Germain.

Ylli i Spanjës kishte disa oferta, por ai ishte i bindur se projekti i PSG-së ishte ai që ai nuk mund ta refuzonte.

Topçinjtë i ofruan atij një kontratë që do të zgjaste për dy vjet dhe me vlerë 17 milionë euro në sezon, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Por, 35 vjeçari refuzoi mundësinë të luajë për Arsenalin, pasi që ata nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ligue 1 ishte në gjendje t’i ofrojë atij një marrëveshje dy vjeçare, me vlerë 12 milionë euro në sezon, me një bonus që do të rrisë pagën e tij vjetore deri në 15 milionë euro.

Ramos e bëri PSG-në përparësi dhe pas disa kontakteve dhe një udhëtimi në kryeqytetin francez nga vëllai dhe agjenti i tij Rene, u vendos që ai të bashkohej me Kylian Mbappen dhe Neymar për të ndihmuar PSG-në në gërmimin e tyre për kurorën e Ligës së Kampionëve.