Katër viktima të tjera u gjetën nga vendi i godinës pjesërisht të shembur në Florida të SHBA-së duke e çuar numrin e viktimave të konfirmuara në 64, deklaroi të enjten kryetarja e bashkisë Miami-Dade, Daniella Levine Cava, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 200 persona janë identifikuar ndërsa 76 mbeten të zhdukur dy javë pas shembjes së pjesshme të godinës në zonën e Miami Beach në Surfside.
Kryebashkiakja më herët njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit kishin kaluar në një operacion rikuperimi i cili filloi zyrtarisht në mesnatë.
“Prioriteti ynë kryesor që nga dita e parë ishte të bëjmë gjithçka të mundur në kërkimin e të mbijetuarve”, tha ajo. “Të ndash këtë lajm me familjet të cilave ende u mungojnë të dashurit e tyre ishte shkatërruese”, tha Cava.
Pas rrënimit të kontrolluar të gjysmës tjetër të ndërtesës të dielën, kjo i ka liruar ekipet e kërkim-shpëtimit që të gjejnë më shumë trupa çdo ditë.
Ishte vetëm një person që arritën ta tërheqin të gjallë nga rrënojat, menjëherë në orët e para pas shembjes.
Hetuesit vazhdojnë të konsiderojnë të metat strukturore si shkak i mundshëm i shembjes.



