Jonida Vokshi me xhup të trashë në pikë të verës, ndjekësit e ngacmojnë…

Aktorja dhe prezantuesja shqiptare ka marrë jashtëzakonisht vëmendje me stilin e saj në fotot e reja, shkruan lajmi.net.

Jonida publikoi disa imazhe në të cilat u shfaqë e veshur me xhup të trashë, duke iu dhënë ndjekësve hapësirë ta ngacmojnë për veshjen e paqëlluar në sezonin e verës.

 

“Kushedi sa ftoht ke😂 nkto temperatura qe jan😂”, i shkruan dikush prej ndjekësve.

Ndërkohë që komente të tilla pati shumë, të cilat aktorja i pranoi me sportivitet.

Vlen të theksojmë se Jonida është e martuar me aktorin e njohur Besnik Krapin, të cilët para një viti u bënë prindër për herë të parë./Lajmi.net/