Loredana mbrëmjen e së enjtes kishte publikuar këngën e saj të re në bashkëpunim me Juju, dhe me tu publikuar kënga morri pëlqime të shumta.
Së fundmi ishte këngëtarja Dafina Zeqiri ajo që lavdëroi reperen jo vetëm për këngën e fundit por në përgjithësi për artin që po e zhvillon në Gjermani.
“‘Kein wort’ u publikua, vajzë ti po e bën repin gjerman të tingëllojë shumë bukur” shkruan Dafina Zeqiri në postimin e bërë.