Shilegov i bindur se do të fitojë në Shkup, Ganiu pret organet e partisë (Video)

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, është i bindur se ai do të jetë në këtë pozitë edhe një mandat, shkruan gazeta LAJM. Shilegov, pret që LSDM-ja ta rikandidojë edhe për një mandat në krye të Shkupit, ndërsa shprehet i bindur për fitoren në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Unë në disa raste jam përgjigjur dhe kam thënë se në kuadër të procedurave brenda LSDM-së, kandidatura ime do të dorëzohet dhe është e qartë edhe fitorja ime në zgjedhje duke e pasur parasysh disponimin e qytetarëve të shprehur në të gjitha anketat përfshirë edhe atë të fundit të realizuar nga IRI”, tha Petre Shilegov.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ndonëse shpreh hapur ambiecien e tij për mandatin të dytë, ai thotë se kandidatura e tij varet nga organet e partisë.

“Do t’i respektojmë të gjitha procedurat që duhet të kalojnë nëpër filtrate partike dhe atëherë kur do të jenë kandidat për kryetar zyrtarish me siguri se do ta kumton kryetari i partisë”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit./Gazeta LAJM