Janë regjistruar vetëm 685 objekte ilegale

Gjatë vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 685 objekte të ndërtuara pa leje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 98 objekte për banim (14,3 për qind), 114 ndërtime, mbindërtime dhe adaptime (16,6 për qind), 66 objekte afariste (9,6 për qind), 52 garazhe (7,6 për qind), 117 rrethoja (17,1 për qind), 4 shkallë (0,6 për qind), 14 teraca (2 për qind), 11 teraca verore (1,6 për qind), 85 tenda (12,4 për qind), 39 objekte kohore (5,7 për qind) dhe 85 objekte ndihmëse (12,4 për qind).

Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje ose 99 për qind janë në pronësi private.