Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari ka përshëndetur idenë që këtë komunë në të ardhmen ta drejtojë një grua dhe thotë se, nëse në partinë e tij dhe komunën që e drejton aktualisht, ka nisma të tilla do t’i mbështesë të njetat dhe do t’i ndihmojë ato për tu realizuar, përcjell gazeta LAJM.
Në një intervistë për CIVIL, Taravari ka thanë se Aleanca për Shqiptarët është duke menduar që në listat për këshilltarë, kandidatët të jenë gjysma burra dhe gjysma gra.
“Më vjen keq që nuk kemi kryetarë tjerë për të polemizuar. Unë jam kryetari i Gostivarit dhe mund të flas për përfaqësimin gjinor në komunën e Gostivarit, ku më shumë se gjysma e të punësuarve janë gra. Ne jemi ndër komunat e rralla ku dominon gjinia femërore. Sektorët kryesor i udhëheqin gratë. Kemi 16 shkolla, 11 prej të cilave drejtohen nga drejtore gra. Gratë më mirë udhëheqin sidomos me shkollat”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një intervistë për CIVIL, transmeton gazeta LAJM.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.



