Zaev: Marrëveshja e Prespës është shembull i vërtetë për fuqinë e dialogut

Marrëveshja e Prespës është një shembull i vërtetë për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut. Kështu ka thënë kryeministri Zoran Zaev, në 3 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Kjo marrëveshje së bashku me Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë, sipas tiij, përshpejtuan integrimin në NATO dhe larguan pengesat më të mëdha për integrimin në BE. Ndërsa nga Marrëveshja shtoi se, kemi vetëm benefite.

“Sot kemi vetëm përfitime nga çështja e zgjidhur. Më në fund e kemi përfunduar kartën tonë të identitetit në KB. Përveç emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, për gjuhë qëndron: gjuhë maqedonase dhe për shtetësi: maqedonase / shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tani kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Greqinë dhe kemi kontribuar në forcimin e stabilitetit rajonal dhe inkurajimin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor”. /SHENJA/