Ninova: Nuk ka kushte që Bullgaria të pajtohet për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (PSB), Kornelia Ninov, gjatë një konference për shtyp në selinë e partë ka deklaruar se për momentin nuk ka kushte që Bullgaria të pajtohet me Maqedoninë e Veriut për të filluar me bisedimet e anëtarësimit në BE, njofton agjencia e lajmeve “Fokus”.

“Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar. Për momentin, nuk ka kushte që Bullgaria të pranojë të fillojë negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Ne shprehëm gatishmërinë tonë për të qëndruar të hapur për dialog në të gjitha nivelet për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, sepse qëndrimi ynë parimor është se pranimi i Maqedonisë në BE është një garanci për rajonin dhe një mundësi për zhvillim”, deklaroi Ninova.