Loredana thekson barkun e sheshtë me paraqitjen e fundit

Reperja e njohur shqiptare vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo jo rrallë herë ndan imazhe nga jeta e përditshme dhe karriera në llogarinë zyrtare të Instagramit.

Së fundmi reperja vuri në pah format trupore me veshjen e thjeshtë, ndonëse Loredanën jemi mësuar ta shohim me veshje të gjera zakonisht.

Ajo shihej e veshur me xhinse dhe bluzën  e shkurtër të zezë e cila i zbulonte barkun e tonifikuar.