Gold AG, një ndër rep artistët më të pëlqyer të estradës, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, shkruan lajmi.net.
Reperi i cili mbledh fansa të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, së fundmi njoftoi se po vjen me një koncert. Lajmërimin reperi e dha përmes një postimi në Instagram.
Ai publikoi një foto në Instastory ku u shpreh se në orën 19:00 ditën e nesërme (12 qershor) ai do të mbajë një koncert.
Koncerti vjen në nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, dhe do të mbahet në Han të Elezit.