Sipas “La Gazzeta dello Sport”, Man Utd janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e Romeros, transmeton lajmi.net.
Cristian Romero është në pronësi të Juventusit, por i huazuar te Atalanta të cilët do ta shfrytëzojnë të drejtën e blerjes, e pastaj mund ta shesin menjëherë për një çmim shumë më të lartë te United.
23- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 42 paraqitje me fanellën e Atalantas në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe pesë asistime.