Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se duke filluar nga sot dhe në dy ditët e ardhshme, të gjithë të sëmurët kronikë dhe në rrezik nga Covid-19, të moshës prej 20 deri në 40-vjeç, të cilët janë paraqitur për vaksinim deri më 30 prill 2021, do të vaksinohen në pikat e vaksinimit në shtet.
“Janë përfshirë më shumë se 40 diagnoza apo më shumë se 10 grupe të diagnozave të cilat u kufizuan si të rrezikuara nga ana e Klinikat Universitare dhe shoqatat e qytetarëve, si kardiovaskulare, respiratore, të veshkave, endokrinologjike, malinje, neurologjike dhe sëmundje të tjera”, njoftojnë më tej nga MSH-ja, transmeton TV21.



