Dje janë vaksinuar gjithsej 15.155 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 346.931 doza të vaksinave, ndërsa 107.648 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 15.155 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.995 qytetarë.
Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 436.072 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 41% e popullsisë mbi moshën 65
vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.