Xhensila Myrtezaj uron Ditën e Fëmijëve përmes portretit të ëmbël familjar

Sot me datë 1 qershor është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve e cila festohet botërisht, shkruan lajmi.net.

Xhensila Myrtezaj ishte ajo e cila ka uruar të gjithë fëmijët për festën e tyre. Ajo përmes Instagramit ka publikuar disa imazhe me familjen e saj, ku shihej tejet e lumtur pranë familjes në bregdet.

“Shpirtin, zemren, syte plot! Gezuar 1 Qershorin te gjithe femijeve. E tyre do te jete mbreteria e qiejve”, shkroi Xhensila Myrtezaj.

 

Këngëtarja është aktive në rrjete sociale ku ndan imazhe apo video të ndryshme me fansat e saj.