New York, përleshje mes protestuesve pro-Palestinës dhe atyre pro-Izraelit

Shndërrohen në përplasje fizike debatet verbale mes protestuesve pro-Izraelit dhe mbështetësve të Palestinës në New York, të cilët reaguan për sulmet e ushtrisë së Izraelit ndaj Gazës dhe Kudsit Lindor nën pushtim, raporton Anadolu.

 

Debati verbal mes palëve mbështetës të Palestinës dhe Izraelit të cilët u përballën në sheshin “Times” të New York-ut, pas një kohe u shndërrua në një grindje me grushte dhe shkelma, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë palët.

Në ngjarje u arrestuan protestues nga të dy palët, ndërsa sipas postimeve në median sociale nga të pranishmit në vend janë plagosur 4 policë.

Protestuesit u larguan nëpër rrugët e ndërmjetme me ndërhyrjen e policisë, por pak kohë më pas mbushën sheshin “Times” me një prezencë më të madhe. Protesta përfundoi pasi një grup palestinez fali namaz kolektivisht në shesh.