Uzurpuan bregun dhe ndotën liqenin e Ohrit, paditen dy struganë

Për shkak të ekzistimit të dyshimit, se kanë kryer veprën penale “uzurpim të patundshmërisë” dhe “ndotje të mjedisit jetësor dhe natyrës”, policia në Strugë ka paditur E.K.(42) dhe B.K.(40), të dy nga fshati Veleshtë e Strugës.

“Të denoncuarit, si pronar të parcelës në bregun e Liqenit të Ohrit në Strugë, më 03.03.2021 kanë angazhuar persona, të cilët me mekanizëm ndërtimore kanë mbushur dhe tampuar tokën e tyre, por edhe hapësirën që është në pronë shtetërore. Pas kësaj, kanë uzurpuar 1.372 metra katror tokë shtetërore, kurse me mbushjen e tokës dhe mbetjet ndërtimore në ujërat e Liqenit të Ohrit, kanë bërë edhe ndotjen e ujërave, dëmtuan kallamin dhe biodiversitetin e liqenit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.