Zekiri: Duhet ta pyesni Zaevin nëse më propozon për nënkryetar të LSDM-së

Muhamed Zekiri nga LSDM-ja nuk e di nëse do të jetë nënkryetar i partisë, edhe pas kongresit të partisë.

Siç deklaroi ai nga foltorja e Qeverisë, për këtë vendos lideri i partisë, Zoran Zaev, nëse ai do të kandidojë sërish për nënkryetar të partisë.

I pyetur nga TV21 se a pret të propozohet nga Zaevi, Zekiri me përgjigje:

“Do ta pyesni zotëri Zaev për këtë punë”.

Ka deklaruar se më së shumti partia mund të ketë 4 nënkryetar, “por do ta shohim nëse do të jenë aq, apo edhe më pak”./tv21