Shqiptari katolik shtroi Iftar për qindra vëllezër musliman në Nju Jork (Video)

Tolerancën ndërfetare shqiptarët e dëshmojnë çdo ditë dhe në çdo rast. Edhe atë jo vetëm në vendlindje, por edhe gjithkund ku jetojnë.
Një shembull të tillë mbrëmë është shenuar edhe në Nju Jork, ku politikani i njohur shqiptar në këtë qytet, Marko Kepi, ka shtruar iftar për vëllezërit e tij musliman, shkruan gazeta Lajm.
Në Iftarin e shtruar në Staten Island të Nju Jorkut, ku kanë qenë të ftuar qindra shqiptarë, në mesin e tyre veprimtarë që kanë kontribuar për vendlindjen në kohët më të vështira.
Një pjesë të atmosferës nga Iftari i mbrëmshëm mund të përcillni në videon më poshtë: