Mickoski: Nuk kërkojmë amnisti për “27 prillin”, por rigjykim sikurse për “Monstrën” dhe “Sopotin”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka thënë se në takim me Pendarovskin është folur për 27 prillin.

“Ajo që është realitet me atë rast është se e drejta themelore e ankesës dhe vendimi i shkallës së dytë i personave që janë dënuar për ngjarjet e 27 prilli për momentin ka mbaruar dhe pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë marrë vendimin që më pas të mund të shfrytëzojnë në bazë të argumenteve të reja të cilat sipas informacioneve të mia i kanë avokatët t’i dorëzojnë në gjykatë, ose Gjykatën Evropiane për të Drejta të njeriut”, tha Mickoski, pas takimit, raporton SHENJA.

Ai tha se ata nuk kërkojnë amnisti por kërkojnë drejtësi për personat e 27 prillit.

“Drejtësi kërkoi edhe një person i cili në momentin e dënimit tha se është fajtor por se nuk ka bërë vepër terroriste. Atë që e kërkojë është drejtësi, ndërmjet provave që mund të dorëzojnë këto persona pas pranimit të vendimit të shkallës së dytë. Kërkojmë njëjtë sikur ato që fituan të drejtë rigjykimi, rasti i Sopotit dhe rasti ‘Monstra’”, ka deklaruar Mickoski. /SHENJA