Nicola Peltz i dedikon fjalët më të ëmbla Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz supozohet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Çifti i njohur janë mjaft aktiv në rrjete sociale me dedikime ndaj njëri tjetrit, shkruan lajmi.net.

Brooklyn dhe Nicola duken mjaft të lumtur në krahët e njëri tjetrit në postimet e tyre të shpeshta të cilat i bëjnë.

Së fundi ishte Nocola ajo e cila ndau një fotografi me të fejuarin e saj, Brooklyn Beckham në Instastory ku i dedikoi fjalët e ëmbla atij.

Në fotografi mund të shihet Nicola dhe Brooklyn në përqafimin e njëri tjetrit duke shkëmbyer një puthje mjaft pasionante.

“Jam aq me fat qe ti je partneri im”, shkroi bukuroshja krahas imazhit të ndarë në Instastory.