Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka refuzuar të komentojë “non paper”-in për ndryshime kufijsh në Ballkan, pasi siç tha në konferencën me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk e ka parë të njëjtin.
“Nuk është e imja ta komentoj “non paper”-in se ende nuk e kam parë, por është shumë e rëndësishme sepse spekulohet për ndryshim të kufijve”, tha Stoltenbergu, transmeton TV21.
Ndërkaq ka shtuar, se për NATO-n është i rëndësishëm një Ballkan Perëndimor stabil.
“Ajo çfarë është e rëndësishme për ne, dhe rajonin, është një Ballkan Perëndimor i sigurt dhe stabil”, tha Stoltenbergu dhe shtoi:
“Mbështesim fuqishëm stabilitetin në rajon në mënyra të ndryshme, duke punuar ngushtë me partnerët në rajon, por edhe përmes politikës sonë të dyerve të hapura”./TV21



