Prej muajit të ardhshëm fillon shpërndarja 143 administratorëve shqiptarë të punuar sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë njoftuar zyrtarët e Qeverisë.
„Edhe 143 janë në procedurë të fillojnë me angazhim real pune në MPB”, njoftuan zyrtarët e Qeverisë
Mirëpo policia sekrete, respektivisht Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ende është duke bë verifikimin e tyre, transmeton gazeta Lajm.
Sipas sdk.mk, ende nuk është e qartë se sa prej tyre do të kalojnë verifikimin e sigurisë që kërkon Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara (DSIK), si kusht kyçpër pranim të punësuarve në MPB.
Sipas ligjit, në MPB thuajse për të gjitha pozitat, nga pastrues dhe shofer, deri te pozitat më të larta, mund të punësohen vetëm persona që kanë kaluar verifikimet në ASK.
Certifikatës sigurie nuk mund të marrin persona të përndjekur penalisht, ata që kanë pasur problem me nënshtetësinë, pjesëmarrës në incidente, autorë të veprave penale në shtete tjera, fanatikë fetarë, ata që kontaktojnë me kriminelë.
“Procedura për verifikim të personave të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë që janë paraparë në detyra pune në MPB është në vijim”, kanë njoftuar nga ASK.
Maqedoni Pengesa janë të mundshme edhe për 143 shqiptarët që duhet të punësohen...