Bill Gejts shpreson se bota do të kthehet në normalitet kah fundi i vitit 2022. Në një intervistë për Sky News, themeluesi i Microsoft deklaroi se së shpejti SHBA do të ketë tepricë të vaksinave kundër koronavirusit dhe do t’i ndajë më vendet tjera.
Por 65 vjeçari është i shqetësuar se bota nuk do t’i mësojë leksionet nga pandemia me KOVID-19 dhe të përgatitet për pandemitë e ardhshme globale.
“Vaksinat do të distribuohen në tërë botën deri në fund të vitit 2021 dhe gjatë 2022-ës. Ne nuk do ta heqim këtë sëmundje, por deri në fund të vitit 2022 do ta ulim në një numër shumë të vogël”, ka thënë Gejts, transmeton SHENJA.
Duke folur për brengën e tij për të ardhmen, Gejts tha se brengoset se bota do ta harrojë KOVID-19, dhe nuk do ta shfrytëzojë këtë për tu përgatitur më mirë për pandemitë e ardhshme.
“Por besojë se kjo gjeneratë ende do të mbajë mend se çfarë ka ndodhur, sepse janë humbur miliarda dollarë dhe se në të ardhmen do të kërkohen përgjigje globale për një krizë të ngjashme”, u shpreh Gejts.