Gold AG publikon këngën e re me 27 prill

Përmes rrjeteve sociale ai shkroi datën dhe orën e lansimit të projektit të ri, shkruan lajmi.net.

Në profilin e tij në Instagram, Gold AG shkroi: ‘ 27 PRILL • Ora 18:00 ❤️’, derisa mori komente të shumta nga fansat të cilët e mirëpriten njoftimin e tij.

Ky projekt i këngëtarit nuk dihet se a do jetë solo apo bashkëpunim pasi që ai nuk zbuloi detaje tjera duke lënë shumëçka befasi për publikun dhe ata që e dëgjojnë muzikën e tij.

Ndryshe, Goldi këtë muaj lansoi bashkëpunimin me Adem Ramadanin në këngën dedikuar muajit të shenjtë Ramazan./Lajmi.net/