“Thesari”, Prokuroria kërkon paraburgim për Mijallkovin!

Ish-shefi I DSK-së, Sasho Mijallkov sot u dënua më 8 vjet burg për rastin “Thesari”, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të shtetit për furnizimin e pajisjes elektronike- komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorimin e saj nga një kompani e Britanisë së Madhe.

Pas shqiptimit me burg prej 8 vitesh për Sasho Mijallkovin, Prokuroria këkroi paraburgim pasi që siç theksuan ai është i fuqishëm dhe mund të arratiset. Por nga ana tjetër këtë kërkesë të Prokurorisë e kundërshton pala mbrojtëse./TV21