Zaev fton qytetarët që të vaksinohen

Vaksina Astra Zeneca është e shëndetshme dhe të gjitha vaksinat e tjera janë të shëndetshme, tha kryeministri Zaev me rastin e arritjes së dozave të reja të vaksinës anticovid.

Zaev bëri thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen që të mund sa më shpejtë të dalim nga kjo situatë.

Dërgesa e re e vaksinave vjen pasi të dielën në vend përmes mekanizmit Kovaks arritën 24.000 vaksina nga “AstraZeneka” të prodhuar në Korenë Jugore si dhe dërgesa e dytë nga vaksina ruse “Sputnik V”, dedikuar për rivaksinimin e 3.000 punonjësve shëndetësor.