Aziri: Nuk ju besojmë aspak se çfarë kanë biseduar dje Zaevi me Mickoskin

Deputeti nga radhët e Alencës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në emisionin e sotëm “Programi 200” ishte shumë i ashpër me mazhorancën dhe opozitarin Mickosi gjatë takimit që mbajtën dje. Ai tha se nuk u besojnë se çfarë kanë folur në këtë takim, ku takim, sipas Azirit, është shumë kontestues. Gjatë emisionit ai ngriti disa pyetje, si psh. pse opozita shqiptare ishte e përjashtuar nga ky takim, pse opozita nuk duhet të dëgjoj se çfarë është folur në këtë takim?

Takimi që kanë bërë dy liderët maqedonas është shumë kontestues. Sepse lideri i qeverisë dhe i opozitës nuk po bisedojnë për formimin e strukturës qeverisëse por po bisedojnë çështje me rëndësi etike dhe pse ne duhet të jemi të përjashtuar nga ky proces? Nuk ju besojmë aspak se çfarë kanë biseduar në atë takim dhe pse ato tema duhet t’i diskutojnë ata dhe nuk duhet t’i dëgjojmë ne, për çfarë është folur? Ku është problemi, pse nuk duhet t’i dijë këto gjera, pse duhet të jetë e përjashtuar? Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e shtetit ku jemi edhe ne përbërës. Kur bëhet fjalë për pronësinë e shtetit ai u mbetet maqedonasve- tha Aziri./Alsat