Flaka Krelani pozon me rroba banjë para pasqyrës, ekspozon këmbët joshëse

Këngëtarja është shfaqur provokuese me një fotografi të postuar.

Artistja shqiptare në storien e saj në Instagram e ka publikuar fotografinë derisa nuk ka shkruar ndonjë mbishkrim, shkruan lajmi.net.

Para pasqyrës në një rrëmujë nga disa pllakata me thënie të ndryshme në gjuhën angleze, këngëtarja ka pozuar mbi divan.

Në pozën e marrë, Flaka Krelani i dha vëmendjen këmbëve të saj teksa në njërën pllakë shkruan: “Lumturi është të bësh një banjë të nxehtë”.

Theksojmë se, ajo ka kohë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila po realizon edhe fotosesione të ndryshme nga atje.