Pas gazetarëve dhe punëtorëve medialë edhe policia do të vaksinohet në Serbi. Sindikata e pavarur e policisë njoftoi se janë në fazë përfundimtare negociatat për sigurimin e sasisë së vaksinave për anëtarët e tyre.
“Vaksinimi i anëtarëve tanë por edhe policëve tjerë që do të paraqiten vullnetarisht nga njësitë organizative me rrezik më të madh, do të realizohet në Republikën e Serbisë në bazë të një plani të përgatitur paraprakisht nga trup punues që do ta formohet nga Sindikata dhe për të cilin do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Policëve në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta Lajm.
Ndryshe, të hënën 105 punonjës medialë janë vaksinuar në Institutit për Shëndetësi Publike në Vranje të Serbisë me vaksinat “Astra Zeneka”.
Maqedonia e veriut ende është në pritje të sasive të mëdha për fillimi të imunizimit të popullatës. Në këtë moment vaksinohen vetëm punonjësit shëndetësorë edhe atë me 8.000 doza Phizer, donacion nga Serbia dhe 3.000 doza Sputnik nga Rusia.